Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbledhja me ministra pa dekret, Vasili: Përçartje

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 15:36 | Politikë
Mbledhja me ministra pa dekret, Vasili: Përçartje

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha në A2 CNN se akti i sotëm i Kryeministrit Rama ishte përçartja e radhës.

“Të tilla karagjozllëqe, që mblidhen ministra dhe ish-ministra në selinë e Kryeministrisë… unë nuk mund të kuptoj dot një qeveri kaq të shpëlarë nga serioziteti shtetëror, ku në mbledhje qeverie vijnë ministra dhe ish-ministra”, thotë Vasili.

Por a ka vend për reflektim dhe nga opozita që të rikthehet besimi tek politika? Vasili tha se ky besim ekziston dhe se vetë ndryshimi i qeverisë me 9 anëtarë është tregues se ajo ka marre fund, siç u shpreh ai.

“Një qeveri që heq 9 anëtarë është një qeveri e rënë, në të gjithë globin kështu ndodh. Ne kemi një të marrë këtu dhe ai e konsideron këtë normalitet, por kjo është një qeveri e rënë. Ne i kemi kërkuar popullit të na mbështesë dhe ai e ka bërë këtë, në janar të vitit të kaluar, në qershor, në aksione të tjera pa fund, por na ka ngarkuar edhe një detyrë tjetër, po ky opinionin publik, që të denoncojmë deri në fund çdo lloj afere të kësaj qeverie”, u shpreh Vasili.

A2 CNN Livestream

Dita jonë