Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mblidhet sindikata e futbollistëve, "Problematikat e sportit, tashmë kanë një zë të fortë"

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 12:07 | Futboll
Mblidhet sindikata e futbollistëve, "Problematikat e sportit,

Një muaj pas formimit, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka zhvilluar konferencën e  parë ku të pranishëm ishin të gjithë kapitenët e klubeve shqiptare.

Mbështetja e futbollit të femrave ishte një nga pikat kryesore të diskutuara, ndërsa kryetari i Sindikatës, futbollisti Andi Lila thekson se kjo shoqëri do të jetë një zë i fortë për problematikat e sportit në vend.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme gjatë këtij muaji me futbollistë të ndryshëm, me klube, për problematikat që kanë dhe kemi hasur gjatë kësaj kohe.  Një nga punët tona që do të punojmë fuqishëm është lobimi ynë që futbolli i femrave të bëhet profesionist. Këto janë pikat e para që kemi caktuar gjatë muajit të parë. Shpresojmë që të ecim me ritme më të mira. Duke ditur që jemi në shtator dhe nga premtimi që na është bërë për ligjin e sportit që do të bëhet këtë muaj. Jemi dhe ne që do të themi fjalën tonë. Shpresoj që të gjithë bashkë të jemi një zë i fuqishëm për vendimmarrjen në futbollin shqiptar dhe sportin në përgjithësi”, deklaroi kryetari i sindikatës, Andi Lila.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli