Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

‘’Mbrëmje gjigantësh’’, Kadare mbledh ''ajkën'' e aktorëve shqiptarë në Vlorë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 17:57 | Aktualitet

Poezia e Ismail Kadaresë, ka mbledhur në Vlorë vetë shkrimtarin si dhe artistët e mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Arben Derhemi dhe Olta Daku ishin aktorët që në regjinë e Driada Dervishit performuan një mbrëmje të veçantë pranë detit.

Nga mbrëmja e kushtuar Ismail Kadare

Poezitë e gjigantit të letrave shqipe u interpretuan nga aktorët pjesëmarrës. Gjithashtu, u interpretuan edhe këngë me tekste nga poezitë e Kadaresë.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme me poezitë e Kadaresë, ishin përshtypjet e gjithkujt që e përjetoi nga afër këtë aktivitet, ku protagonistët cilësohen si të papërsëritshëm në zhanrin e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë