Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbrojtja nga koronavirusi, mungojnë masat për shtimin e higjienës në autobusë

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 21:41 | Sociale
Mbrojtja nga koronavirusi, mungojnë masat për shtimin e higjienës

Grumbullimet masive të njerëzve janë vatra të mundshme të përhapjes së koronavirusit, ndaj Task Forca, që kryesohet nga Ministria e Shëndetësisë, sugjeroi shtimin e higjienës në linjat urbane.

“Të fillojnë inspektimet në linjat urbane. Është shumë i rëndësishëm përmirësimi i higjienës në urbane”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duket se një ditë pas paralajmërimit të ministres, asgjë nuk ka ndryshuar në autobusët e Tiranës. Njerëzit dynden të kapin linjat përkatëse dhe vonesa e autobusëve mbetet shqetësimi kryesor.

Tek-tuk, ndokush përpiqet të qëndrojë pranë dritareve të hapura dhe dikush tjetër mbulon rrugët e frymëmarrjes me shall.

Rrallë vërehen persona që mbajnë maska, teksa presin autobusin apo kur zbresin prej tij. Faturinot thonë, nën zë, se askush nga ministria apo bashkia nuk ka nisur kontroll për higjienën, në një kohë kur mbeturina të shumta gjenden dukshëm ngado. Vetë qytetarët e pranojnë mungesën e masave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë