Mbyllen intervistat për 22 kandidatët e SPAK, prokurorët tregojnë për dosjet dhe presionet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur fazën e marrjes në pyetje të 22 kandidatëve prokurorë për Strukturë e Posaçme Anti Korrupsion. Të fundit që mbyllën fazën e intervistimit ishin prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prenci, Ndini Tavani dhe Maksim Sota. Vrasja e bankierit Artan Santo, hetimet e çështjes së Bankës së Shqipërisë, dosja 339 me 74 të pandehur, hetimet mbi grupet kriminale në Tepelenë si dhe sekuestrimi i një sasie të madhe heroine në Kosovë, kanë qenë disa nga çështjet që këta prokurorë kanë hetuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN