Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbyllen shtëpitë e fëmijës, birësim e kujdestari me nxitim për të forcuar familjen. Reagime në Vlorë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 15:46 | Sociale
Mbyllen shtëpitë e fëmijës, birësim e kujdestari me

Në kuadër të reformës që ka prekur edhe shtëpitë e fëmijës, deri në fund të dhjetorit këto shtëpi duhet të boshatisen dhe fëmijët duhet të birësohen, të kalojnë në kujdestari në familje të tjera ose të rikthehen në familjet biologjike.

Ky proces që synon forcimin e familjeve, referuar modelit holandez, ka ngjallur reagime te punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë, të cilat shprehen se prej disa muajsh shtëpitë nuk po pranojnë më fëmije që kanë qenë të pasigurt në familjet e tyre, ashtu sikurse shpejtimi i birësimeve apo dhënia nën kujdestari familjeve biologjike, apo familjeve të tjera po i hedh fëmijët në duar të pasigurta për ta.

Ndonëse reforma parashikon ngritjen e klasave të prindërimit apo mbështetje sociale dhe financiare për familjet që do të marrin në kujdestari, fakti është që fëmijët po largohen nga shtëpitë e fëmijës ende pa u aplikuar këto facilitete që parashikojnë forcimin e familjes, duke i ekspozuar ato realisht përballë rreziqeve, nga më të ndryshmet, që nga kushtet për ushqim e ngrohje e deri te rreziku për t’u bërë viktima të dhunës apo abuzimit.

Aktualisht, Shtëpia e Fëmijës në Vlorë ka 13 fëmijë të moshës nga 0-5 vjeç, të cilët nuk dihet se ku do të shkojnë deri në fund të dhjetorit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë