Mbyllet hetimi për Muçin, vendimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese më 12 nëntor

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Besnik Muçin, i cili pak ditë më parë bëri betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi përfundimtar për të do të merret më 12 nëntor.

Muçi kaloi me sukses shkallën e parë të vetting-ut, por Komisionieri Publik ankimoi vendimin. Ish-prokurori tha gjatë seancës së të enjtes se aktet e dërguara nga Turqia për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të tij në Turqi ende nuk kishin mbërritur. “Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ja mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre”, tha Muçi. KPA e konsideroi të pabazuar pretendimin e tij, por vendosi të shtyjë përfundimisht marrjen e vendimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2