Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbyllja e dyqaneve, ndërhyn qeveria e Kosovës, dërgon ushqime në Mitrovicë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 16:02 | Kosova
Mbyllja e dyqaneve, ndërhyn qeveria e Kosovës, dërgon ushqime

Qeveria e Kosovës ndërhyri në Veri të Mitrovicës për të zgjidhur një krizë humanitare, të cilën e konsideron të stisur nga komuniteti serb i komanduar nga Beogradi zyrtar.

Të gjithë dyqanet, lokalet, furrat e bukës dhe farmacitë mbyllën qepenat dhe dyert në shenjë proteste për taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala udhëtoi vetë në këtë pjesë të Kosovës, për të dërguar ushqime dhe ilaçe.

 “Pas atij presioni, pas të gjithë atyre ndikimeve që Serbia me politikën shoviniste kanë ndikuar që në pjesën e veriut qytetarët tanë që jetojnë atje të mos kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore sepse i kanë detyruar të gjitha pikat shitëse në atë pjesë të i mbyllin ato pika shitëse ku qytetarët janë furnizuar”, deklaroi Endrit Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë.

Qytetarët e Mitrovicës, kryesisht asaj të veriut janë ata që dëmtohen më së shumti.

“Populli po vuan. Këtë e ka bërë politika e Vuçiçit, Haradinajt dhe Thaçit. Populli nuk është fajtor”, thotë Stanka Kaciq, një banore.  

Ka dhe nga ata serbë të Kosovës që e kanë kuptuar se bashkëjetesa është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

 “Jam serb por jetoj me shqiptarët, kurrë nuk kemi pas probleme as  nuk do të kemi. Kjo është çështje politike, kjo nuk është çështje ndër-njerëzore. Gjithkush po lufton për karrigen e vet, e populli po vuan”, thotë Sasha Josicbojk.

A2 CNN Livestream

Dita jonë