Mbyllja e fundjavës, avokati: Kryeministri s’ka asnjë të drejtë të marrë këto vendime

Edhe kjo fundjave që shkoi ishte e mbyllur për banorët e kryeqytetit, të cilët as dilnin dhe as hynin dot në Tiranë. Vendimi për këtë u njoftua nga kryeministri të premten mbrëma, në një moment kur qytetarët, ndoshta, ishin duke bërë planet, më në fund, për të provuar të dilnin nga Tirana, pas shumë javësh izolim total.