Mbyllja e lojërave të fatit, buxheti i shtetit humbet 5.4 mld lekë në vit

Shqipëria kishte mbi 4,300 pika bastesh sportive dhe kazino elektronike dhe 7280 të punësuar në to, përpara se qeveria të vendoste për mbylljen e aktivitetit të tyre nga 1 Janari 2019.

Industria arkëtonte zyrtarisht rreth 130 milionë euro në vit nga paratë e shqiptarëve, apo mbi 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa informaliteti vlerësohej shumë i lartë, për një total prej afro 400 milionë eurosh. Me një marzh fitimi prej 20-70%, ato ishin bizneset më fitimprurëse në vend.