Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mbyllja e shkollave, Zhupa: Probleme të theksuara me ngrohjen, Mehmeti: Për shkak të pandemisë

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 20:37 | Aktualitet
Mbyllja e shkollave, Zhupa: Probleme të theksuara me ngrohjen, Mehmeti:

Mbyllja për 3 ditë e shkollave për shkak të temperaturave të ulëta të motit, në këndvështrimin e  opozitës është një justifikim qesharak i Ministrisë së Arsimit. Në studion e Debatit me Alba Alishanin deputetja demokrate Ina Zhupa tha se shkolla ka problematikë të theksuar në ngrohje, edhe pse janë dhënë miliona euro në këtë drejtim.

“Justifikimi që jep ministrja e Arsimit nuk shkon me motin sot, se temperaturat janë njëjtë si dje. Nëse do të ishin temperaturat kjo masë duhet të vazhdonte më gjatë. Janë justifikime qesharake. Arsyet mund të kenë qenë të shumta. Shkollat kanë problematikë të theksuar nën ngrohje dhe pse janë dhënë miliona euro në këtë drejtim. Kemi paguar taksë arsimi 35 milionë euro dhe s’duhet ta kishim problem ngrohjen. Në shkollat e Tiranës nuk ka sistem ngrohje as në qendër dhe as në periferi se nuk kanë patur vullnetin për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate”, tha Zhupa.

Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, mbyllja e shkollave u bë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Numri i të infektuarve është 10 fish më i madh te nxënësit dhe akoma më i madh te mësuesit. Nuk dimë si u zëvendësuan 1058 mësuesit e infektuar. U bë për shkak të pandemisë, duke qenë se mjekët thanë se omicron 5 ditë e ka efektin. U la një prind, por privati nuk pret urdhrin e ministrit.  

Ministri flet me urdhra sipas nenit 102 të kushtetutës, jo me Facebook. Ministria nuk mund të flasë në facebook për mbylljen e shkollave”, theksoi ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu