Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Me Berishën nuk bëhet, me Bashën jo e jo”, Xhaferaj: Duhet platformë për çdo shqiptar

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 20:57 | Politikë
“Me Berishën nuk bëhet, me Bashën jo e jo”, Xhaferaj:

Ferdinant Xhaferaj i qëndron idesë se Partia Demokratike ka nevojë për një lidership të ri për të dalë nga udhëkryqi ku ka ngelur, të cilin e dëshmuan më së miri zgjedhjet e 6 marsit që treguan se dy fraksione brenda partisë më të madhe opozitare nuk mund ta mposhtin kryeministrin Edi Rama.

Ndonëse Sali Berishën e sheh si pjesë të zgjidhjes së krizës, por jo më një lider, deputeti demokrat nuk mendon të njëjtën gjë për ish-kryetarin Lulzim Basha.

Xhaferaj kërkon përgatitjen e një platforme të mbështetur nga faktori ndërkombëtar, por që ka ndikim te të gjitha kategoritë e shoqërisë shqiptare.

“Unë mendoj që diskutimet për lidershipin e ri kanë nisur. Në 6 mars u prodhua një evidencë se Basha dhe Berisha nuk mundën ta mposhtin Ramën. Kjo e bën të domosdoshme që opozita ka nevojë për një lidership të ri përtej kësaj alternative. Një platformë e mbështetur nga faktori ndërkombëtar, që duhet të jetë e përgjegjshëm për të gjitha kategoritë. Nuk jam për termin oligarkë. Pa Berishën nuk bëhet, por dhe me Berishën nuk bëhet. Me Bashën jo e jo. Duhet të afrojmë elektoratin gri dhe çdo kategori shoqërore. Berisha është pjesë e zgjidhjes, por nuk është zgjidhja vetë. Ai mobilizon militantët, por deri këtu”, u shpreh Xhaferaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë