Me not, nga Bolivia në Peru

Andrea Oriana, një ish-notar olimpik me origjinë italiane ka vendosur një rekord të ri botëror duke notuar përmes një liqeni thuajse të akullt Titikaka, nga Bolivia për në Peru. Ai notoi për 20 kilometra pa veshje mbrojtëse, një udhëtim që i zgjati 5 orë e 33 minuta. Dhe e gjithë kjo, në një lartësi 3218 metra mbi nivelin e detit.