Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Më vodhën zyrën”, Këlliçi: Më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 21:17 | Politikë
“Më vodhën zyrën”, Këlliçi: Më

Belind Këlliçi, nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, u shpreh në Intervistë me Merita Haklaj se ende nuk ka pasur asnjë reagim për denoncimin që ai ka bërë për vjedhjen e zyrës së tij në selinë e PD edhe pse kallëzimi është bërë më 13 dhjetor.

“Jam munduar ta mbaj çështjen në nivel politik dhe jo personal. Nëse gjërat kalojnë në nivel personal bëhen të shëmtuara dhe dihet kush humbet. Si deputet, unë kam bërë një denoncim më 13 dhjetor dhe sot që ne flasim jemi në mes të prillit dhe ende nuk kam asnjë përgjigje nga institucioni i akuzës. Kur kjo ndodh me një deputet të Republikës së Shqipërisë, në selinë e PD, në një nga institucionet më të mbrojtura në vend, imagjino se çfarë ndodh me një qytetar të thjesht që ka një problem”.

Më tej, Këlliçi shprehet se ka pasur edhe tentativa për shantazhim. “Kallëzimin e kam depozituar zyrtarisht pranë komisariatit numër 1 dhe deri tani askush nuk ka gjetur kohën të më marrë në pyetje, të shqyrtojë kallëzimin që unë kam depozituar dhe të më bëjë të mundur të më rikthehen sendet e mia persona. Për sendet personale, po e them këtu, jo pak herë më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë, por të jenë të bindur që Belind Këlliçi është i pashantazhueshëm sepse nuk kam asgjë për të fshehur në jetën time. Unë e kam gjithçka transparente dhe fal Zotit më ka dhënë krenarinë për të ecur përpara sepse nuk jam i kapur siç mund të jetë Lulzim Basha apo dikush tjetër”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë