Media në pandemi: Informacioni në “karantinë”, por çfarë ndodh në botë?

Pandemia e koronavirusit është një nga periudhat më të vështira të njerëzimit në 100 vitet e fundit. Një virus i ri, me shume të panjohura, pasiguri, frike, miliona të infektuar dhe mijëra viktima. E ndërsa bota u izolua si kurrë më parë, për median ishte një sfidë e re, informimi i publikut për vrasësin e padukshëm. Këto ditë është folur shumë për lirinë e medias. Dhe në fakt sa e lirë ishte media të bënte raportim në pandemik, përtej riskut për të mbajtur ndezur dritën e informimit. Si gjithmonë diferencën na e bën bota. Autoritetet shëndetësore në Europë dhe Shtetet e Bashkuara vijuan komunikimet nga terreni, por edhe në sallat e konferencave për shtyp, në pranitë gazetareve, mjaft që distanca të respektohej.