Mediu: Çështja e pronës është detyrim i së djathtës, PD të koordinohet me ne

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Republikane, Fatmir Mediu bëri disa sugjerime që sipas tij duhet të përfshihen në programin e përbashkët e qeverisjes së opozitës. Ndër to, një kapitull i rëndësishëm iu kushtua çështjes së pronave përfshijnë zgjidhjen e çështjes së pronës private në mbështetje të pronarit të ligjshëm dhe ajo e të përndjekurve politikë.
“Në qoftë se ka një krim të kryer mbi shoqërinë shqiptare por edhe mbi ekonominë shqiptare është çështja e pronës private. Janë mbi 8 mijë viktima nga mosrespektimi i të drejtës së pronës private në Shqipëri dhe çështja e pronës private është sa një çështje e të drejtës, është një çështje sociale, është një çështje ekonomike është dhe një çështje politike”.
Në ketë aspekt, Mediu deklaroi se vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike për ta riparë pozicionin e vet në raport me pronat, por që ajo duhet koordinuar me atë të PR, që sipas tij është “qenë partia e vetme në mbështetje të lirisë dhe të drejtës së pronës të përcaktuar në Kushtetutë”, mënyrë që në mënyrë që “t`i shërbejmë më në fund kthimit të pronës tek i zoti dhe kompensimit me vlerën e tregut”
Mediu shtoi se Partia Demokratike ka angazhuar në drejtim të fushatës elektorale figura nga të përndjekurit politikë dhe ky është një hap jashtëzakonisht pozitiv, por nuk është e mjaftueshme që ne të përqendrohemi vetëm në disa figura, por ta shohim çështjen e të përndjekurve politikë si një detyrim të së djathtës”.