Mediu merr pjesë në Mëngjesin virtual të Lutjeve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një ceremoni e përvitshme e zhvilluar zakonisht në SHBA, por që këtë vit u organizua në mënyrë virutale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky ishte Mëngjesi i 69 i Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan me prezencën e Presidentit të SHBA që në kohen e Presidentit Eisenhower.