Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mediu: Opozita nuk rend drejt pushtetit, por është opozitë që ndërton shtetin

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 09:22 | Politikë
Mediu: Opozita nuk rend drejt pushtetit, por është opozitë

Në fillimin e vitit, Partia Republilane organizoi një takim të strukturave drejtuese në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe bashkëpunimin e opozitës për t’u përballur me “regjimin e korruptuar të Edi Ramës”.

Në fillim të fjalës së tij, duke vlerësuar situatën e rëndë të pandemisë, kryetari i PR, Fatmir Mediu, tha: “Dua të falenderoj që të gjithë, mjekët dhe personelin shëndetësor për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të jetës së njerëzve, duke marrë përsipër dhe një risk jashtëzakonisht të madh për jetën e tyre. Nga ana tjetër, shpreh sinqerisht dhimbje dhe ngushëllimin për të gjithë jetët e humbura jo vetëm në Shqipëri, po kudo që janë. Dhe për familjarët e tyre dhe për ata që kanë vuajtur dhe vuajnë. Tërmeti duket sikur shkundi shumë gjëra në shoqërinë tonë, por sidomos kalbëzimin e një qeverisje problematike. Një qeverisje e cila në asnjë ditë të vetme të saj nuk mendoi për qytetarët dhe interesat e tyre”.

“Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet. Koordinim dhe qëndrime të përbashkëta përballë disa sfidave të cilat janë shumë të veçanta dhe kanë ngritur shumë pikëpytje në të ardhmen e rajonit, por në mënyrë të veçantë shqiptarëve të rajonit, për të qenë shqiptarë të bashkuar në Europën e bashkuar. Janë kërcënime që vijnë me ndryshimet gjeopolitike me rritjen e peshës, prezencës dhe angazhimit të Rusisë dhe të Kinës. Probleme që kanë të bëjnë me qeverisjen, ku nuk kemi më qeverisje demokratike, por qeverisje të njerëzve të fortë, të lidhur me korrupsionin dhe me krimin. Ku shteti mbivendoset mbi qytetarët. Problemet që vijnë nga krimi dhe korrupsioni dhe devijimin e qëllimeve dhe boshtit që kemi pasur si shqiptarë: Integrimi Euro-Atlantik. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është vendosja e pushtetit mbi shtetin. Përballë gjithe këtë situatë kam bindjen që ndajmë të njëjtin qëndrim, që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi”, shtoi kreu i PR-së.

Mediu theksoi: “Është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë, opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë, për të teguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetarëve. Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra, një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm, që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë, me integritet, që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe  pushteti i lidershipit të opozitës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani