Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mediu: Shqiptarët përballë dy alternativave, të largohen për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të ikë Rama si kryeministër

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 22:18 | Politikë
Mediu: Shqiptarët përballë dy alternativave, të largohen

Kandidati me numër 7 i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i ftuar në Ditari në A2 nga ku foli për fushatën zgjedhore.

Kreu republikan theksoi se shqiptarët janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe kanë përballë dy alternativa.

“Ka një optimizëm të të gjithë qytetarëve në raport ndaj “Aleancës për Ndryshim” dhe një kundërshti absolute ndaj Ramës për mënyrën se si ka qeverisur, por edhe për mënyrën se si do ta kthejë politikën në një arenë debati dhe fyerjesh. Shqiptarët janë përballë alternativës, ose ata do të duhet të ikin për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama nga kryeministër. Unë besoj se shqiptarët në mënyrë masive kanë vendosur që Rama të iki nga posti i kryeministrit, për t’iu kthyer atyre dinjitetin.

Në Shqipëri mbizotëron varfëria. Nuk ka të ardhme të sigurt për të rinjtë. Mbi 74% e të rinjve duhet të ikin nga Shqipëria. Kjo është një situatë që krijon një problem të madh, jo vetëm nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, social, por edhe politike. Qëllimi i Ramës është të largojë shqiptarët që kanë gjykim, që e refuzojnë mungesën e shtetit dhe të pabarazisë përballë ligjit dhe të ofrojë pastaj njerëz të huaj që vijnë vetëm për bukë dhe t’i binden atij”, u shpreh Mediu.

Më tej, Mediu ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e akuzuar atë se po përdor grupe kriminale dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota.

A2 CNN Livestream

Dita jonë