Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mediu: Situata e pandemisë e rëndë, Rama tallet me qytetarët

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 11:46 | Aktualitet
Mediu: Situata e pandemisë  e rëndë, Rama tallet me

“Ajo që po bën Edi Rama me vjedhjen e votës, është një nga krimet më të mëdha në historinë politike të vendit tonë”. Këto ishin fjalët e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili shtoi se kryeministri nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve.

“Edi Rama ndryshoi Kushtetutën, ndryshoi Kodin, në mënyrë që të vjedhë zgjedhjet, po ashtu në lidhje me grupe kriminale korruptive, duke përdorur në mënyrë ekstreme nën presion administratën, po përpiqet që në çdo qendër votimi të krijojë një bilanc fiktiv, për të manipuluar procesin dhe për t'i vjedhur shqiptarëve edhe një herë tjetër lirinë e tyre dhe mundësinë për të qeverisur”.

Për këtë arsye, sipas Mediut, “ka ardhur koha që ne duhet patjetër që ta rrisim këtë raport me qytetarët shqiptarë, për të kuptuar që zgjedhjet janë momenti i qytetarëve, dhe jo momenti i politikës. Ata vendosin dhe nuk mundet që ata të shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre, të vetes së tyre, të familjeve të tyre dhe të vendit”.

Lideri i PR theksoi edhe situatën kritike në vend nga pandemia, ndërkohë që sipas tij, “kjo qeveri jo vetëm nuk pyet për jetën dhe shëndetin e qytetareve, por dhe tallet me jetët e tyre, duke bërë lojëra dhe show politik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani