“Mëhalla e grave”, Kim Mehmeti ndërthur letërsinë dhe historinë

Romani “Mëhalla e Grave” nga autori Kim Mehmeti është një rrëfim historik mbi Shkupin dhe gratë që u vendosën dikur në jug të lumit Vardar, në atë lagje që i jep titullin romanit. Kritiku letrar Agim Baçi ishte sot në “Dita jonë” për të na folur mbi rëndësinë e kësaj vepre dhe mesazhet e saj për lexuesin shqiptar.