Mema-Halili, ‘përplasje’ për merkaton e Tiranës

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Tiranës Refik Halili është shprehur se skuadra ka kontingjentin e duhur dhe nuk ka nevojë për merkato.
“Ndonjëherë blerjet edhe shqetësojnë skuadrën. Prandaj unë për vete jam shumë i lumtur që do vazhdojmë me këtë ekip, kam besim te ky grup që do të shkoj përpara “.
Por trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, kundërshton presidentin Halili duke theksuar se pret lëvizje në ditët e fundit. “Nuk është e vërtetë, jemi në traktativa me futbollistë, por momentalisht nuk them dot gjë se vazhdojnë negociatat”, thotë Mema, edhe pse me buzëqeshjen që i dhuron fitorja e bindshme ndaj Kamzës.

Shkarkoni aplikacionin e A2