Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Merr jetë “Arena Kombëtare”, sulmuesja tregon si është të shënosh golin e parë aty

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 12:52 | Futboll
Merr jetë “Arena Kombëtare”, sulmuesja tregon si

Emocione dhe ndjesi njësoj si në shumë stadiume moderne të Europës. Këtë ndjesi përjetoi publiku shqiptar që u ul për herë të parë në shkallët e “Arenës Kombëtare”.

Fusha e blertë u përurua me futbollin e femrave, ndeshjen Vllaznia-Apolonia që u fitua nga vajzat shkodrane 2-0, me golin e parë të shënuar nga sulmuesja Esi Lufo. “Për ne është një vlerësim shumë i madh, është ndoshta goli më i rëndësishëm që mund të kem bërë deri tani”, tha ajo.

Më shumë se kjo ndeshje kureshtja ishte e madh për të parë nga pranë ambientet e impiantit të ri. Sa i përket infrastrukturës, punimet vijojnë me ritme të larta por ajo që ka rëndësi aktualisht është se mund të luhet futboll. 90 minutat para u zhvilluan me sukses, dhe brenda standardeve ndërsa tashmë do të jetë radha e kuqezinjve për thënë fjalën e tyre në shtëpinë e re.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli