Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Merr jetë “Open Balkan”. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut firmosin “Shengenin Ballkanik”

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 15:19 | Politikë
Merr jetë “Open Balkan”. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e

Nga minishengen në “Open Balkan”. Nga Shkupi, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut i dhanë jetë nismës së tyre të njohur deri sot si Shengeni Ballkanik, duke firmosur për lehtësimin e import-eksporteve, duke eleminuar barrierat doganore mes vendeve.

Palët u dakordësuan edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve, lejimin e punësimit të lirë në rajon si dhe lehtësimin e procedurave të përkohshme të qëndrimit. Një firmë u hodh edhe për mbrojtjen e përbashkët në rast të katastrofave natyrore. Mesazhi politik i kryeministrit shqiptar ishte lënia mbrapa e historisë me gjithë hasmëritë e saj dhe la të hapur për ata që duan t’i bashkohen kësaj nisme.

https://a2news.com/2021/07/29/kosova-kunder-mini-shengen-qeveria-iniciative-pa-vizion-nuk-e-mbeshtesim/

“Ky rajon s’mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush s’e kupton se sa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomitë tona, për të hapur më shumë perspektivë me vende të mirëpaguara, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asgjë të re në fakt, por thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i BE. Nuk kemi pse të presim që integrimin e rajonit nga pikëpamja e të katër lirive të Europës ta bëjmë pasi të kemi hyrë në BE. Ne duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë tani. Do ta bëjmë tani! Sa herë duhet ta përsërisim që kjo nuk është një nismë ekskluzive e Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë”, tha Rama. 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që prej vitesh e ka lënë mbrapa mërinë ndaj kryeministrit Rama për shkak të deklaratave që i cilësonte si “Provokacja”, foli për forcim të besimit mes vendeve: “Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh në kuptim të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon dhe qasjen drejt Europës. Nuk jemi as torollakë, as naivë që të mendojmë se dikush mund të punojë për vendet tona nëse nuk e bëjmë vetë këtë”.

Presidenti serb dha edhe një datë se kur “Open Balkan” do të marrë formën e duhur: “Në 1 janar 2023”.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, tashmë që sheh Europën t’i mbyllë derën për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të saj, e vë theksin tek krijimi i një Ballkani të fortë: “Nuk duhet të presim për Bashkimin Europian”. 

Kosova nuk mori pjesë në këtë takim, pasi e cilëson nismën si krijimin e një Jugosllavie të re. Për këtë, ishte kryeministri Edi Rama ai që dha një përgjigje: “Nëse BE është Jugosllavi e madhe, atëherë kjo po që është një Jugosllavi e vogël”. 

Në fund, Vuçiç e Rama gjetën rastin që të shkëmbenin edhe një batutë mës tyre. 

Objektivi i tre vendeve të para që iniciuan “Open Balkan” është që brenda vitit të ardhshëm, gjithë sistemi i qarkullimit të jetë i njësuar me atë të BE-së.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë