Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mes halleve të bujqësisë, kryeministri u shpjegon fermerëve dobinë e satelitëve

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 19:11 | Politikë
Mes halleve të bujqësisë, kryeministri u shpjegon fermerëve

Zgjidhja për bujqësinë shqiptare do të vijë nga hapësira, falë dy satelitëve që qeveria do të dërgojë në orbitë. Këtë deklaroi kryeministri Rama gjatë një takimi me fermerët, ku u prezantua buxheti 2022 dhe u diskutuan problemeve që hasin bujqit shqiptarë sot.

“Bota e kontrollon cilësinë e produktit me satelitë. Ky është një tjetër komponent që do të mbulojnë satelitët tanë. Të përqeshurit dhe të tallurit janë ata që përqeshin dhe tallin. Do të punojmë për këtë sistem sigurimi me mikrofinancim, i cili të garantojë një informacion të plotë që ta dimë në kohë reale në cilën parcelë gjendet prodhimi. Mbi të gjitha, në kohë reale të identifikohet cilësia e farës”, tha Rama.

Rama mbrojti edhe vendimin për të hequr kompensimin e TVSH 6% për bujqësinë, me argumentin se ato fonde do të shkojnë si mbështetje direkte për fermerët.

Gjatë takimit, fermerët kërkuan orientim nga qeveria për prodhimin dhe zgjerimin e skemës së rimbursimit të naftës.

Rama ndërkohë dha lajmin se nisma Open Balkan do të firmosë së shpejti për lejimin e tregtimit të produkteve shtazore.

Kryeministri lajmëroi se së shpejti në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor do të nisë testimi i njohurive për drejtorët dhe specialistët e bujqësisë. Ndërsa i bëri thirrje fermerëve të bashkohen në shitje, për të siguruar një fuqi më të lartë negociuese në çmim dhe që produkti të mos u hidhet poshtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë