Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mesazhe kërcënuese ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, nisin hetimet

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 14:03 | Kronikë
Mesazhe kërcënuese ndaj drejtorit të Përgjithshëm

Policia e shtetit ka nisur hetimet pas disa mesazheve kërcënuese që i kanë ardhur drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, mesazhe që janë tashmë në dorë të autoriteteve.  

“E ke tepruar, kudo që të jesh do të vejmë bombën”, janë disa nga mesazhet, dhe hetuesit dyshohet se autorët në fjalë mund të jenë persona ndodhen në regjimin 41 bis.

Aktualisht në burgun 313 dhe në atë të Peqinit, vuajnë dënimin disa anëtarë të grupeve kriminale pikërisht me këtë regjim.

Në vitin 2019 u regjistrua një tjetër hetim që i arritën në celularin e Ismailit, ku autori u zbulua. Bëhej fjalë për shtetasin Muharrem Zilja, i dënuar për drogë, që për shkak të këtyre mesazheve u dënua me 10 muaj shtesë.

https://a2news.com/2020/09/09/ismaili-18-te-burgosur-pozitive-masat-ndaluan-perhapjen-masive/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli