Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mesazhet në prag zgjedhjesh: Votues të lirë, politikë e vetëpërmbajtur

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 11:21 | Politikë
Mesazhet në prag zgjedhjesh: Votues të lirë, politikë e

Heshtja zgjedhore do t’ju shërbejë qytetarëve për një reflektim të fundit para se t'u drejtohen të dielën kutive të votimit. Kushdo duhet gjithashtu të ketë parasysh edhe shkeljet që parashikohen nga Kodi Penal për çdo kundravajtje në procesin zgjedhor, theksojnë Erida Skëndaj nga Komiteti i Helsinkit dhe Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

Votuesit duhet të shprehin të lirë vullnetin e tyre, ndërsa nesër është momenti që politika të tregojë qetësi dhe maturi. Vota është e lirë, por shkeljet gjatë votimit, janë të dënueshme.

Qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar. Po roli i vetë politikës, cili është?

Tashmë përgatitjet e fundit për ditën e nesërme janë duke përfunduar. Materialet zgjedhore janë dërguar në qendrat e votimit, nga ku shqiptarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani