Mesazhi i ambasadorit të BE: Investimet e huaja rriten po pati rregulla të qarta të pronësisë

Zbatimi i kontratave dhe rregullat e qarta të pronësisë janë disa prej aspekteve që duhet të garantojnë institucionet shqiptare, në mënyrë që të përmirësohet klima e bizneseve të huaja në Shqipëri. Ky ishte mesazhi i ambasadorit të BE-së në Shqipëri gjatë një takimi me biznesmenë të huaj në Tiranë.