Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mesazhi i kryepeshkopit Janullatus për Pashkë: Të mos ushqejmë urrejtjen mes nesh

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 11:28 | Aktualitet
Mesazhi i kryepeshkopit Janullatus për Pashkë: Të mos

Ndikuar nga masat anticovid edhe këtë vit Kryepeshkopi Anastas Janullatus e shpërndau mesazhin e tij në formatin audio për besimtaret. Në një fjalim ku mbizotëronte falja dhe bashkëpunimi njerëzor në këtë situatë të vështirë që po kalon bota, kryepeshkopi Anastas të mos ushqejmë urrejtjen mes nesh.

"Edhe sot, në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë