Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mesazhi për BE dhe SHBA, Rama krah Erdoganit në Stamboll: Turqia, çelësi i stabilitetit për Europën

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 14:40 | Politikë
Mesazhi për BE dhe SHBA, Rama krah Erdoganit në Stamboll: Turqia,

Agresioni rus në Ukrainë ka tronditur arkitekturën e sigurisë në kontinent, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka bindjen se pasojat e kësaj lufte, si kriza energjitike apo inflacioni, kanë prekur të gjithë botën.

Për të reaguar ndaj kësaj situate të re, nga Stambolli ai u bëri thirrje liderëve europianë dhe miqve amerikanë që të ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë dhe ta shohin si një faktor kyç për sigurinë e Europës: “Në Europë njerëzit nuk janë të lumtur, ndërsa në Turqi janë shumë të lumtur. Kjo është normale, e vërtetë, sepse Turqia është çelësi i stabilitetit për Europën. Për t’u përfshirë apo për të bashkëpunuar me Turqinë në një mënyrë më produktive, BE-ja duhe të ndryshojë vendimin për të menduar për fqinjët dhe bashkëpunëtorët vetëm në kuadër të zgjerimit, sepse ne jemi dëshmitarë të rezultatit që BE-ja është në limitet e pavarësisë strategjike”. 

Kritikat e Ramës ndaj Europës shkuan më tej, duke vënë gishtin në plagën e marrëdhënieve me Moskën dhe Ankaranë: “E vërteta është se sistemi ndërkombëtar europian ka dështuar për të përfshirë dy faktorë të rëndësishëm, nga njëra anë Turqinë, nga ana tjetër Rusinë. Në këtë kuptim, dua të them që krijimi i Komunitetit Politik Europian është i mirëpritur. Pasi nëpërmjet kësaj platforme, ne mund të nisim për të menduar qasjen e Rusisë, pasi lufta në Ukrainë të përfundojë”.   

Rruga europiane dhe ajo euro-atlantike e Shqipërisë, sipas kryeministrit, nuk mund ta detyrojë shtetin që ai drejton të heqë dorë nga bashkëpunimi i ngushtë me Turqinë: “Është e rëndësishme gjithashtu që të thuhet qartë dhe me zë të lartë miqve tanë europianë dhe amerikanë që në juglindje të Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Turqia nuk është një fuqi e tretë. Turqia është një fuqi dhe përsa i përket rajonit tonë është një fuqi vendimtare. Prandaj, është e rëndësishme që ne të kemi me Turqinë partneritet strategjik në diplomaci, politikë dhe ekonomi”.

Përballë Presidentit Erdogan, Rama nuk la pa kujtuar edhe rolin e Turqisë në modernizimin e shtetit shqiptar, sidomos në aspektin ushtarak, për t’i ngritur Forcat tona të Armatosura në standardet e NATO-s.

https://a2news.com/2022/12/09/rama-takon-erdogan-ne-turqi-ne-fokus-te-bisedimeve-edhe-komuniteti-i-ri-politik-europian/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani