Mësim në pandemi, maturantët rikthehen për konsultime në shkollë

31 mijë maturantë kanë rifilluar mësimin por në një situatë të pazakontë. Për shkak të pandemisë, ata i janë nënshtruar matjes së temperaturës, distancimit fizik dhe të gjitha masave të vendosura nga autoritet e shëndetësisë. Në të njëjtat kushte do të zhvillohen dhe provimet përmbyllëse të shkollës së mesme.