Mësimi në klasa kolektive, Maliq, prindërit ndalojnë futjen e fëmijëve në shkollë

Në javën e dytë të procesit mësimor prindërit e nxënësve të klasave fillore në fshatin Plasë te bashkisë së Maliqit kanë protestuar para shkollës për vendimin e marrë nga Drejtoria Arsimore Maliq, e cila ka vendosur kryerjen e mësimit në klasa kolektive për nxënësit e mbetur në këtë shkollë.