Mësimi në pandemi, Mehmeti: Shkollat do të mbyllen sërish, nuk plotësojnë kushtet

Zhvillimi i mësimit me masat e Ministrisë së Arsimit shumë shpejt do t’i çojë shkollat drejt mbylljes. Specialistë të arsimit deklarojnë se 75% e institucioneve arsimore në rang vendi janë me turne, oraret e planifikuara do të krijojnë përplasje mes klasave, shkollat nuk kanë furnizim pa ndërprerje me ujë dhe as kushtet e nevojshme për respektimin e masave antikoronavirus.