Mësimi online, Boçi: Katastrofë e dalë në sipërfaqe, e parave të grabitura – A2

Mësimi online, Boçi: Katastrofë e dalë në sipërfaqe, e parave të grabitura

Prekja e vendit tonë nga pandemia e koronavirusit detyroi pezullimin e arsimit më 9 mars, i cili aktualisht është duke vijuar online. Por sa rezultative ka qenë mësimi online deri tani? Kësaj pyetje iu përgjigj në A2 ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili theksoi se procesi është absolutisht i pamjaftueshëm. “Nuk ka një platformë unike, të përgatitur nga ministria. Mësuesit komunikojnë përmes mënyrave alternative. Transmetimet televizive nuk është se mbulojnë të gjithë procesin mësimor dhe është një mënyrë e vjetër”.