Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mësimi plotësues në Shkodër, interes i lartë nga vetë nxënësit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 18:25 | Aktualitet
Mësimi plotësues në Shkodër, interes i lartë nga

Të gjithë shkollat e arsimit parauniversitar në vend kanë hapur dyert për nxënësit e tyre për oreët plotësuese nga viti i kaluar për shkak të situatës pandemike dhe mësimit online.

Ky proces ka nisur edhe në qytetin e Shkodrës, qyteti që ka numrin më të lartë te infektimeve me Covid-19 pas Tiranës.

Maska, mbajtja e temperaturës, mbajtja e distancës, janë elementë të cilat edhe këtë vit do të jenë bashkëshoqëruese të nxënësve.

Interesimi i nxënësve për orët plotësuese, ka qenë mjaft i lartë, çka ka suprizuar, edhe vetë mësuesit. Viti i ri shkollor do të nise zyrtarisht në datë 27 shtator, ndërsa këto tre javë do tu shërbejnë nxënësve për të rikujtuar dhe plotësuar mangësitë nga viti i kaluar mësimor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani