Mësuesit nuk njohin gjuhën shqipe, testin e zgjidhin nxënësit

Thuhet se nxënësi mund të jetë me i mirë së mësuesi, por në shkollat shqiptare fëmijët arrijnë t’u korrigjojnë edhe gabimet.

Gjysma e mësuesve të ardhshëm janë mbetës në provimin e shtetit pasi nuk zgjidhin dot ushtrimet më elementare të arsimit fillor. Analfabetizmi është i dukshëm në gjuhën amtare, por dhe në formimin e lëndëve të tjera.

Sikur të mos mjaftojë problematika me mësuesit e ciklit fillor, të cilëve përgjigjet e sakta ia japin nxënësit që ndoshta nesër mund t’u japin mësim, kur flitet për historinë, matematikën, fizikën apo lëndë të tjera, gjendja e kandidatëve është edhe më e rëndë.

Drejtues të qendrës së shërbimeve arsimore tregojnë për A2 CNN mangësitë në formimin e mësuesve të ardhshëm si dhe nevojën për ndryshimin e testimit të kandidatëve për mësues. Nëse më parë, një i diplomuar për mësuesi nuk e merrte provimin e shtetit pas 5 herësh testim, i digjej shkolla e lartë. Tashmë dhënia e provimit për marrjen e licencës nuk ka limite. Këta kandidatë që sot nuk dinë të shkruajnë gjuhën shqipe, nesër do t’u mësojnë abc-në fëmijëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN