Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mësuesja kujdestare nuk mban lotët. Fqinjët e tronditur, thirrje për dënim ekstrem të vrasësit së 8-vjeçarit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 19:18 | Kronikë
Mësuesja kujdestare nuk mban lotët. Fqinjët e tronditur, thirrje

Mësuesja kujdestare e Mateo Vasiut nuk i përmbajti lotët, ndërsa shokët dhe shoqet e klasës së tretë nuk e lanë bosh tavolinën e tij të mësimit. Në shkollën 9-vjeçare “Thanas Ikonomi”, ndonëse prindërit si çdo ditë shoqëronin fëmijët e tyre, mëngjesi i kësaj të mërkure ishte ndryshe.

Ngjarja makabre në Grecalli të Fierit përfundoi me arrestimin e 38-vjeçarit Klodian Çalamani. Vrasësi i 8-vjeçarit kishte shtëpinë vetëm pak metra larg familjes Vasiu, ndërsa jetonte i vetëm. Fqinjët thanë se babai i Mateos, por edhe banorë të fshatit, e ndihmonin herë pas here 38-vjeçarin me punë private, por ndaj vrasësit kishte pasur dhe denoncime për vjedhje.

Shtëpia e tij vijon të mbahet skenë krimi nga Policia e Fierit, për të cilën nisi dhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Verifikimet nisën pas deklaratave të banorëve në media se Çalamani ishte deponuar disa herë në polici.

Një prej deponimeve është dhe ai i vitit 2006, ku po në të njëjtën mënyrë, Klodian Çalamani rrëmbeu një 16-vjeçare. Së bashku me xhaxhain e Mateos, Florian Vasiu, ata mbajtën në shtëpinë e 38-vjeçarit të miturën, ndërsa ishte babai i Mateos, Ligor Vasiu, ai që e shpëtoi vajzën.

Për ngjarjen e vitit 2006, Çalamani bëri vetëm 4 vite burg, ndërsa Florian Vasiu nuk u arrit të gjendej nga policia.

Edhe klasa politike u solidarizua me familjen Vasiu, ndërsa kërkuan miratimin e ligjit për regjistrin e personave të hetuar e dënuar për krime ndaj të miturve. Ligj dhe projekt i cili në të vërtetë është kërkuar që prej vitit 2019 nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kryeministri Edi Rama, në një dalje publike për mediat, tha se e kishte të pamundur të shkruante mbi ngjarjen e rëndë. Sipas tij, është e pangushëllueshme për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, e cila tronditi mbarë shoqërinë. Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për barbarin, tha kryeministri.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë