Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta dekoron nënkomisarin e vrarë: Moment reflektimi, të shpëtojmë fëmijët nga droga

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 13:32 | Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi sot nënkomisarit të vrarë në krye të detyrës Saimir Hoxha, "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin: "Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike".

Presidenti nuk mungoi të komentonte personalisht ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Lezhë.

“Ai kurrsesi nuk e meritonte të ndahej nga jeta, familja, familjarët, shokët dhe komunitetit të cilit i shërbeu me besnikëri. Sigurisht është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe dekurajimi për krimin ordiner, si dhe mbetet prioritet lufta kundër trafikut të drogës, shpëtimi i sa më shumë fëmijëve që bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar dhe bëhen përgjegjës për akte të tilla që tronditin opinionin publik”, ishin fjalët e presidentit të Republikës.  

https://a2news.com/2021/09/29/policia-zbardh-dinamiken-e-vrasjes-se-oficerit-hoxha-para-se-te-qellonte-rama-i-tha-une-nuk-jam-per-tu-kontrolluar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë