Meta: Do ta dëgjoni zërin e studentëve

Edhe pse ia rrezuan dekretin, Presidenti Ilir Meta deklaron se vazhdon të besojë te kauza e studentëve. Në prononcimin për A2, ai nuk dha komente mbi arsyet pse mazhoranca e rrëzoi dekretin për rishqyrtimin e buxhetit, por herët a vone do të duhet të përballet me ta.

“Unë besoj shumë te zëri i studentëve, si zëri më progresist i gjithë shoqërisë sonë, si një zë që duhet të dëgjohet, që duhet të respektohet. Unë besoj se Kuvendi i Shqipërisë do ta dëgjojë këtë zë”, u shpreh Meta.

Dekreti i Presidentit për rishikimin e buxhetit u rrëzua të hënën në Komisionin e Ekonomisë dhe të enjten pritet të shkojë në Parlament për rivotim. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha se buxheti i plotëson të gjitha kërkesat e studentëve dhe kthimi i tij nga Presidenti nuk ka asnjë referencë për arsimin, por është bërë në parim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN