Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Dvorani abuzoi me detyrën, po i ruan vetes vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 11:32 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta sulmoi edhe një herë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duke thënë se po vazhdon të mbajë funksionin edhe pse ndaj tij është ngritur një kallëzim dhe se po punon në kundërshtim me ligjin për të zënë një vend si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. “Ardian Dvoranit duhet t’i ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale, për vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, me qëllim që vendin e fundit vakant në të t’ia ruaj vetes”, tha Meta. “Dvorani ka shtrembëruar fakte dhe ka abuzuar me detyrën, me qëllim të qartë që në bashkëpunim me Kuvendin t’i rrëmbenin Presidentit kompetencën e emërimit të anëtarit të radhës të Gjykatës Kushtetuese”. Meta tha se do të marrë pjesë vetë në mbledhjen e Komisionit të Venecias ku do të diskutohet mbi ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të shpjeguar me detaje atë që ai e quan kapjen përfundimtare të drejtësisë nga socialistët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë