Meta: Edhe nëse nuk ka konsensus për Kodin Zgjedhor, do të shpall ditën e zgjedhjeve pa konsultime me partitë

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një konferencë për shtyp se nëse forcat politike nuk do të bien dakord për Kodin e ri Zgjedhor, ai sërish do të shpallë ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend, pa bërë konsultime me forcat politike.