Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta i rikthehet qetësisë pas “Venecias”, lë gjuhën e kërcënimeve dhe merr të batutave

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 12:31 | Politikë
Meta i rikthehet qetësisë pas “Venecias”, lë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shmangu komentet direkte mbi draft-raportin e Komisionit të Venecias për përplasjet mes Presidencës dhe Kuvendit në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe betimin e tyre.

Në aq sa tha nga Shkodra, kreu i shtetit shprehu siguri se “Venecia” nuk kishte se si të thoshte ndryshe. “Nuk mendoj se kjo është çështje e Vencias, sepse edhe Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruar”, tha ai.

Çfarë Meta po pret është vendimi i drejtësisë për kreun e KED-së, Ardian Dvorani, i kallëzuar prej tij penalisht. “Kjo ka qenë prej ditësh çështje e drejtësisë, që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin”.

Meta shmangu komentet nëse ka bisedime mes tij e mazhorancës për kapërcimin e situatës, duke marrë rrugën për në Pallatin e Sportit. Pas sfidës Vllaniza-Tirana, luajti me ngjyrat kur u pyet se kë preferon. “Kuqezi, të dy ekipet ishin në rregull, pastaj të dyja kanë ngjyrën blu të përbashkët”.

Presidenti dhe kryeministri janë ish-sportistë, por çfarë thotë Meta për lojën e Edi Ramës sot. “Ai bënte shumë personale në basketboll, e për fat të keq në politikë bën edhe më shumë faulla se sa në basketboll”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani