Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta për ambasadoren amerikane: Nuk ndaloj askënd që të rreshtohet në krahun e falsifikatorëve

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 12:34 | Politikë
Meta për ambasadoren amerikane: Nuk ndaloj askënd që të

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun bullgar, foli edhe për takimin e djeshëm mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Ka një përpjekje për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese përmes praktikave mafioze të falsifikimit të ushtruara nga ministrja e Drejtësisë, e cila është akuzuar për 4 vepra penale, për të cilat ministrja vazhdon të jetë krenare. Nuk ndaloj askënd që të rreshtohet në krahun e grupit të falsifikatorëve, kushdo qoftë, brenda apo jashtë vendit. Unë si President, kam bërë çdo gjë që Reforma në Drejtësi të zbatohet ashtu si është në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Se kush e ka minuar zbatimin e suksesshëm të kësaj reforme, kush ka përkrahur miratimin e ligjeve antikushtetuese apo interpretime antikushtetuese, si në rastin e prokurorit që u zgjodh me më pak vota se sa parashikohet në Kushtetutë, të gjithë po e shohin”, tha Meta.  

“Unë jam krenar që kam qenë dhe mbetem gjithmonë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, që është votuar me 140 vota dhe me bekimin e ndërkombëtarëve”, shtoi Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani