Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta pret sërish Bashën: Edhe ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Këshillin Politik

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 11:03 | Politikë
Meta pret sërish Bashën: Edhe ndryshimet kushtetuese të

Lulzim Basha shkoi për herë të dytë brenda javës në zyrën e Ilir Metës. Madje që pa gdhirë mirë, siç thotë presidenti, i cili kërkoi këtë takim.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, presidenti thotë se i kërkoi kreut të PD-së nëse ishte i hapur ndaj idesë e rikthimit të Këshillit Politik për të diskutuar çdo ndryshim tjetër në kod e kushtetutë , ndryshe nga ato të dakordësuara në 5 qershor.

“Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë”, thotë Meta për takimin.

Dhe qëndrimi të cilit i referohet kreu i PD-së ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, sipas të cilit çdo ndryshim duhet të kalojë në Këshill Politik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë