Meta pret vëzhguesen e OSBE/ODIHR: Do të ndal me çdo kusht presionin mbi qytetarët në zgjedhje

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot ambasadoren e Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Kreu i shtetit njofton se ka informuar ambasadoren për nismën e tij për të denoncuar të gjitha shkeljet dhe parregullsitë në zgjedhje. Meta thekson se do të ndalë me çdo kusht presionin ndaj qytetarëve në lidhje me zgjedhjet.