Meta: Shqipëria, e para në Europë për viktimat nga Covid në raport me numrin e popullsisë

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, është shprehur se “në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor”.