Meta: Vendimi i Kolegjit, truk procedurial, ligjërisht zgjedhje nuk ka – A2

Meta: Vendimi i Kolegjit, truk procedurial, ligjërisht zgjedhje nuk ka

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp mëngjesin e së martës për të komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor që u mor një ditë më parë. Sipas kreut të Shtetit, vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk e prek aspak dekretin e Presidentit të Republikës, por ai ka efekt vetëm kundrejt palëve në proces.