Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Votimet socialiste, komplot i një grupi të strukturuar me synim “total state capture”

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 13:16 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta tha se zgjidhja e tij për krizën politike është zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme më 13 tetor, krah atyre vendore. “Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Unë do të kandidoj ndërsa Partia Socialiste të sjellë kandidaturën e saj”, tha Meta. Më herët, Presidenti foli për ato që ai i quajti zgjedhje socialiste duke thënë se e gjithë kjo ishte një komplot. “I përqafoj të gjithë shqiptarët që shmangën një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasje civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm. Është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të Bashkimit Europian e as të NATO-s, e cila siç tha Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, ka në parim demokracinë. Por bazohet në parimet e “Deep State” që synon “total state capture” – “kapje totale të shtetit”. Synon krijimin e shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme, që janë në kundërshtim me parimet europiane”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë