Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Metodologjia e zgjerimit, ish-ministrat e Jashtëm tregojnë si preket Shqipëria

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 15:21 | Politikë
Metodologjia e zgjerimit, ish-ministrat e Jashtëm tregojnë si preket

Çfarë impakti do të ketë metodologjia e re e Komisionit Europian për zgjerimin në rrugën integruese të Shqipërisë? Tre ish-ministra të Jashtëm e shohin të përkthyer ndryshe dokumetin e KE tek vendi ynë.

Paskal Milo nuk e fsheh skepticizmin e tij: “Nuk e shoh si lehtësim dhe është e padiskutueshme që ato vende që kontestuan procedurën e vjetër të anëtarësimit e bënë këtë thjesht për të shtuar filtrat”.

https://a2news.com/2020/02/06/senida-mesi-metodologjia-e-re-integrimit-europian-nuk-eshte-rrezik-por-incentiv-per-shqiperine/

Në ekstremin tjetër Tritan Shehu, që është i bindur se metodologjia e re për negociatat e anëtarësimit do të ndikojë pozitivisht për Shqipërinë: “Nuk mendoj se është frenim për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Integrimi nuk është proces kolektiv, por individual. Kjo hedh në kosh idenë për krijimin e Jugosllavisë së re, apo siç e quan Rama, Shengeni Ballkanik”.

Ndryshe nga dy kolegët e tij, Edmond Panariti ka një qasje më të moderuar: “Shtete të veçanta kanë listën e tyre dhe në çdo kohë mund të ndërhyjnë në proces për ta anuluar apo për ta kthyer mbrapsht”.

https://a2news.com/2020/02/05/metodologjia-e-re-e-zgjerimit-cakaj-jemi-gati/

Çfarë i bën bashkë në një mendje ish-kryediplomatët është fakti se Shqipëria do të jetë më e ekspozuar ndaj humoreve politike të vendeve anëtare të BE-së. Por, rrugëdalja është e qartë: “Të përmbushim standardet tona”.

Në mesjavë, Komisioni Europian prezantoi metodologjinë e re për negociatat e anëtarësimit, që e kthen procesin nga një vlerësim teknicienësh në Bruksel, në një natyrë më politike. Vendeve kandidate si Shqipëria u paraqiten kushtëzime të qarta dhe negociatat mund të ndalen nëse një shtet nuk avancon me detyrat që i caktohen. 

https://a2news.com/2020/02/05/prezantohet-metodologjia-e-re-e-zgjerimit-varhelyi-do-te-vezhgojme-ecurine-e-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë