Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mijëra pako të shpërndara, mungojnë faturat e deritanishme të shpenzimeve të bashkive

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 22:47 | Aktualitet
Mijëra pako të shpërndara, mungojnë faturat e deritanishme

Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, kategori të ndryshme vulnerabël, janë vetëm disa
nga ata të cilëve punonjësit e bashkive u kanë trokitur në banesat e tyre.

A2 ka biseduar me disa prej kryebashkiakëve nga veriu në jug, të cilët thonë se mijëra pako janë adresuar në bashkëpunim dhe me bizneset dhe vullnetarët, kur ndërkohë ka nisur edhe faza e dytë.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit: Deri tani janë ndihmuar rreth 3 mijë familje në nevojë në bashkinë e Kukësit. Duke filluar nga sot, ka nisur shpërndarja e fazës së dytë, me rreth 7 ton miell për njësitë administrative.

Pjerin Ndreu, kreu i Bashkisë së Lezhës: Deri tani, ne kemi shpërndarë 5600 pako, rreth 2500 familje ne po i trajtojmë për herë të dytë dhe të tretë.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës: Ne kemi ndihmuar me pako ushqimore 2205 familje dhe me materiale higjienike janë 1493 familje.

Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë Tiranë: Deri tani kemi shpërndarë 24 mijë pako ushqimore dhe detergjent, por kjo nuk do të thotë se kanë qenë po kaq familje.

Tërmet Peçi, kreu i Bashkisë Tepelenë: Në rreth 800 familje, kemi ndarë pako.

Pavarësisht shifrave që vetë drejtuesit thonë, ata nuk kanë asnjë faturë financiare provizore mbi të gjitha shpenzimet e këtyre ndihmave. As në raportet e vetë institucioneve të qeverisjes vendore e as të
donatorëve.

Ky detaj i vogël, nuk i ka shpëtuar bashkive të Kukësit dhe Shkodrës, që duket se janë të vetmet që llogaritjet i kanë bërë me laps e me letër.

Me zgjerimin e hartës së zonave të gjelbra në javën e ardhshme, bashkitë shpresojnë që qytetet e tyre të kenë më shumë frymëmarrje edhe nga ana ekonomike. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë